Haradinaj nderon dëshmorët britanikë që shërbyen në Kosovë

Haradinaj nderon dëshmorët britanikë që shërbyen në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar dëshmorët britanik të cilët shërbyen në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se asnjëherë nuk duhet ta harrojmë guximin dhe sakrificën e tyre.

“Në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve britanikë, veçanërisht të atyre që humbën jetën në shërbim në Kosovë”.

Ambasada e Britanisë së Madhe sot në Prishtinë ka organizuar Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik, për të kujtuar Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar. /Insajderi.com