
21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës, njofon Insajderi.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të At Gjergj Fishtës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve.
Në fund, Haradinaj, ka thënë se gjuha jonë dëshmon se ne ishim këtu me gjuhë e territore dhe do ta vazhdojmë të jemi të fortë dhe të pa thyeshëm./Insajderi.com