Haradinaj në paraqitjen e fundit përmend 100 ditshin e tij

Haradinaj në paraqitjen e fundit përmend 100 ditshin e tij

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, tha se nominimin nga tri partitë e koalicionit e sheh si kthim borxgji ndaj atdheut dhe qytetarëve të Kosovës.

Haradinaj në intervistën në kuadër të programit zgjedhor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), deklaroi se me 11 qershor pret që qytetarët e vendit të iu përgjigjen masovikisht qendrave të votimit për të hedhur votat që do të vendosin për të ardhmen e një qeverie të re, që sipas tij është një fillim i ri.

Ka përmendur 100 ditshin e tij si kryeministër.

“Nga biseda që kam pasur me z.Veselin shoh se ka një gatishmëri vërtet për një fillim të ri. Elektorati është i kënaqur dhe ka besim në kualitetet e qeverisjes Haradinaj, qytetarët e dinë si ka qenë puna në 100 ditshin. Unë i them qytetarëve që të bëhen gati për një Kosovë tjetër. Në qeveri e gjallë, vepruese e me punë ”, tha Haradinaj. Sipas tij janë bashkuar me PDK-në, për fatin e atdheut, për fatin e Kosovës për të realizuar misionin e pa kryer të përmbylljes së shtetësisë dhe të zhvillohet ekonomia e Kosovës.

Sipas tij qeveria e re që do të themelohet, do të udhëhiqet nga opozitari i deridjeshëm.

“Ne po i japim Kosovës, një qeveri të re, të udhëhequr nga opozitari i deri djeshëm, për të prezantuar pikëpamjet e qeverise të dëshmuara në kohë, në këtë rast opozitare. Besimi i dhënë nga PDK dhe Nisma është një dëshmi se në Kosovë janë pjekur kushtet për në fillim të ri, ka ardhur koha për në fillim të ri dhe jam mirënjohës PDK-së, z.Veseli ashtu si dhe liderit të Nisma-s, Z.Limaj dhe të gjitha subjekte të tjera politike. Pra sot jam borxh ndaj atdheut dhe qytetarëve”, tha ai./Insajderi.com