Haradinaj: Nëse LDK janë për zgjedhje ia jap edhe votat e mia

Haradinaj: Nëse LDK janë për zgjedhje ia jap edhe votat e mia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se edhe koalicioni Qeverisës e përkrahë kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.

“Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.

Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhje të reja, pas zhvillimeve të fundit në vend, ku u deportuan 6 shtetas turq nga Kosova.

  • Emisionin “Patriotët e Çmendur” te InDoks, shikojeni në këtë LINK