Haradinaj: Nëse PDK më rrëzon, çohem përsëri

Haradinaj: Nëse PDK më rrëzon, çohem përsëri

Krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma ka nxitur reagime të shumta. E, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për këtë koalicion.

I pyetur se a ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.

“Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem”, tha Haradinaj në konferencën ku u prezantua aderimi i gazetarit Arbër Vllahiu në AAK.

Haradinaj është i nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor.

Kujtojmë se AAK-ja është në koalicion parazgjedhor me PDK-në e Nismën, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën, njofotn kosovaonline.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në zgjedhje e 11 qershorit të garojë e vetme.