Haradinaj nga Deçani: Situata si në gjendje lufte

Haradinaj nga Deçani: Situata si në gjendje lufte

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshkruar si gjendje lufte situatën e krijuar në Deçan pas dyshimeve se mbi një mijë e 500 banorë të kësaj komune janë helmuar nga uji i pijes, dy prej të cilëve kanë vdekur, transmeton Insajderi.

Nga atje, Haradinaj ka thënë se situata vazhdon të jetë e rëndë.

“Dje ka qenë një gjendje lufte në Deçan. Shumë pacientë në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk e ndjenin veten fare. Nuk është situatë e lehtë dhe aspak e zakonshme”.

Haradinaj i ka quajtur defilim dhe vizita turistike ardhjen e zyrtarëve shtetërorë në Deçan.

“Reagim nuk ka nga Qeveria, por vetëm vizita turistike nga Presidentja e të tjerët. Në raste të tilla do të duhej mbledhur Këshilli i Sigurisë. Këto ardhjet [e politikanëve] janë turizëm. Qeveria ka reagua mjaft me vonesë dhe pacientët po duhet vet t’i blejnë ilaçet”, është shprehur ai në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, përgjegjësia nuk do të duhej të lihej vetëm mbi Komunën e Deçanit./Insajderi.com