Haradinaj nga Prekazi: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve

Haradinaj nga Prekazi: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ku ka thënë se familja Jashari është frymëzim i madh i dashurisë për kombin, shkruan Insajderi.

Haradinaj me rastin e “Epopesë së UÇK-së” ka theksuar se në Prekazin e komandantit Adem Jashari, kujtojnë sakrificën më sublime për liri.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin”, tha Haradinaj.

Ish kryeministri Haradinaj ka shtuar se “Epopeja e UÇK-së” është kohë që i kthen në kujtesën kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, u shpreh ai. /Insajderi.com