Haradinaj ngushëllon familjarët e gazetares së RTK-së e cila vdiq sot

Haradinaj ngushëllon familjarët e gazetares së RTK-së e cila vdiq sot

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani Ballacën që vdiq sot.

Ai ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta e gazetares Sylejmani-Bllaca, është pikëllues ndërsa ka vlerësuar atë si profesioniste me standarde të larta etike.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani Bllaca, gazetare e RTK-së.
Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com