Haradinaj niset për Gjykatë Speciale duke folur për taksën kundër Serbisë

Haradinaj niset për Gjykatë Speciale duke folur për taksën kundër Serbisë

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, ka njoftuar së është duke u nisur për në Hagë që t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj teksa ka folur për rrugëtimin e tij për në Gjykatën Speciale nuk e ka lënë pa e përmendur edhe taksën ndaj Serbisë.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në”.

“Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.