Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se biznesmeni nga Peja, Fatmir Gashi, do të jetë në listën e kandidatëve të AAK-së për deputetë, njofton Insajderi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Gashi do të jetë vlerë e shtuar e listës së kandidatëve të AAK-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare.
“Sot takova mikun dhe ekspertin ekonomik Fatmir Gashin nga Peja, që do jetë vlerë e shtuar e listës së AAK-së. Na priftë e mbara i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen në fillim të këtij viti, ndërsa kandidatët për kryeministër i kanë bërë të ditur vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës që do të kandidojë me Avdullah Hotin dhe Partia Demokratike e Kosovës me Enver Hoxhajn. /Insajderi.com