Haradinaj: Nuk diskutuam me Thaçin për postin e Presidentit

Haradinaj: Nuk diskutuam me Thaçin për postin e Presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, ka thënë pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi, se kanë diskutuar për pandeminë dhe zhvillimet politike në vend. Jo edhe për postin e presidentit.

Insajderi, ka raportuar për takimin në mes Thaçit e Haradinajt që kishte nisur pas orës 14:00.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se me Thaçin nuk foli për postin e presidentit. Kandidaturën e tij për president të cilën AAK e ka shpallur më 12 gusht të këtij viti.

“Isha në takim me Thaçin me ftesë të tij për konsultimin lidhur me zhvillimet në vend. Diskutuam shumë tema, pandeminë e shumë të tjera. Ky takim është bërë si praktikë. Nuk kemi pas një diskutim të caktuar, pra pati vetëm të përgjithshme. Por jo çështja e postit të Presidentit nuk është diskutuar”, tha Haradinaj.

Ky takim në mes Thaçit e Haradinajt vjen gjashtë pas mëngjesin që e kaluan bashkë me krytetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. /Insajderi.com