fbpx

Haradinaj: Nuk është e vërtetë që Kosova e ka falë Çakorrin

Haradinaj: Nuk është e vërtetë që Kosova e ka falë Çakorrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në homazhet e 20 vjetorit  të rënies së vëllaut  Shkelzenit dhe shokëve të tij  iu është përgjigjur akuzave  për korrigjimit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka theksuar se nuk është e vërtetë se është falur Çakorri, këto akuza ai i ka cilësuar për arsye të ulëta.

“Nuk është e vërtetë që Kosova e ka falë Çakorrin, jo Ramushi po Kosova, as Çakorrin as Kullën. Ju e dini ne shpesh nuk i kemi deklaruar të gjitha rrjedhat e punëve që i kemi bërë. Shumë njerëz janë befasuar edhe ushtria kur iu ka ardhur si punë e kryer, po nuk kanë besuar që kryhet. Shumë kanë menduar që janë veç fjalë, veç rrena, po sot kemi ushtri. Nuk është falë Çakorri as Kulla, rren është, krejt ata që rrejnë e dinë që janë duke rrejtur. Por e bëjnë për arsye të ulëta”, tha Haradinaj.

Kryeministri në vendin e tij të lindjes ka ripërseritur se nuk do të lejojë të ndryshohen kufijtë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk ka bërë  veprime kundër  interesave të atdheut.

“Pushtetet shkojnë e vijnë, unë i kam kaluar nja 12, 13 vjet në opozitë, jo si disa të cilët flenë tek gratë e tek fëmija i tyre sot ose ku me ditë ku shkojnë e shëtitën, por i kam kaluar disa vite edhe në burg. Kurrë nuk jam ligur, kurrë nuk kam bërë gabime në interes të atdheut, as unë e as familja ime. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumica prej tyre kanë me u skuq për ato që po i bëjnë që janë të padrejta në kohën kur jemi duke u përballur me Serbinë”, tha Haradinaj.