Haradinaj nuk heq dorë nga këndimi, e sjell versionin e ri të “Oj Kosovë, o moj bukuroshe”

Haradinaj nuk heq dorë nga këndimi, e sjell versionin e ri të “Oj Kosovë, o moj bukuroshe”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar edhe njëherë se nuk ka hequr dorë nga kënedimi.

Ai dje është takuar dje me Harry Bajraktarin, i cili i sipas tij ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane. Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka kënduar edhe njëherë, në një version pak më ndryshe këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”.

Video: 

Kreu i Qeverisë me këtë rast tha se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritorë të atdheut tonë.

“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.