Haradinaj: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve

Haradinaj: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj i është bashkuar sot maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk ka kënaqësi më të madhe se të fillosh javën në mesin e fëmijëve.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve. Sot, iu bashkova moshave të vogla në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve. Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmës sonë prosperuese.”

Ndër të tjera Kryeministri tha se detyrë e përditshme është që të punojmë në realizimin e ëndrrave të tyre

“Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre.”