Haradinaj pas takimit me anëtarët e partisë: Nuk ka ndarje të Kosovës, kërkojmë të mbahen zgjedhjet e reja

Haradinaj pas takimit me anëtarët e partisë: Nuk ka ndarje të Kosovës, kërkojmë të mbahen zgjedhjet e reja

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga ky post, është rikthyer menjëherë në selinë e partisë së tij. Pas takimit në një konferencë për media siguroi se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis në këmbim të njohjes nga Serbia.

“Unë kam qenë dy herë në gjykata ndërkombëtare, pafajësinë time do ta çmojë, do t’i përgjigjem shpifësve. Sot e kam marr ftesën. Kosova nuk e përballon dot si çmim për njohje ndarjen, apo ndonjë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kosova është e gatshme për dialog”, tha ai.

Haradinaj tha se për dorëheqjen e tij do t’i njoftojë partnerët e koalicionit dhe presidentin Hashim Thaçi, ndërkohë që kërkoi të ketë zgjedhje të reja.

“Pjesës ligjore do t’i përgjigjemi, ndërsa sa i përket pjesës politike nuk mund ta detyrojë Kosovën të lëshojë pe. Do t’i njoftoj të gjithë partnerët e koalicionit por edhe presidentin. Presidenti i ka kompetencat e veta, por unë kërkoj zgjedhje. Do ta respektoj verdiktin e popullit”, tha ai.