Haradinaj pas takimit me Kurtin: ShBA-ja ta emërojë një emisar për dialogun

Haradinaj pas takimit me Kurtin: ShBA-ja ta emërojë një emisar për dialogun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për media, ku tha se temë diskutimi ishte procesi i dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.

Haradinaj tha se prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është më se e nevojshme, sipas tij emërimi i një emisari nga Amerika, do të sillte dobi.

“Tema ishte dialogu, me datën 6 maj i kam dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës ju kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Po e shohim se peshën kryesore në dialog e ka Lajçak, por që është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, pra nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë e plotë”. ka thënë Haradinaj, duke shtuar se ideja për përfshirjen e SHBA-së në dialog nuk është e re.

Kreu i AAK-së, më tej komentuar edhe deklaratën e Kurtit ku tha se Ballkani Perëndimor duhet të çlirohet nga kriminelët.

“Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës”, deklaroi ai.

Sipas Haradinajt, ka konfuzion në agjenda, pasi që nuk shihet agjendë e plotë.

Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar. Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në takimin me Kryeministrin Albin Kurti për temë të diskutimit e kanë pasur procesin e dialogut me Serbinë.

“Ajo që është shqetësuese është se ka konfuzion në agjenda. Nuk shihet agjendë e plotë. Ishin disa shqetësime lidhur me pozicionin e Qeverisë dhe Kurtit. Vërjemë një lloj ikje se Kosova ka bërë luftë çlirimtare dhe UÇK është ushtria që ka sjell lirinë e ndihmuar nga NATO”. /Insajderi.com