Haradinaj: Për Albinin e opozitën, do të qëndronim në pushtet edhe 50 vjet

Haradinaj: Për Albinin e opozitën, do të qëndronim në pushtet edhe 50 vjet

Këshilltarja e kryeministrit të dorëhequr, Meliza Haradinaj ka bërë një analizë të debatit apo siç i quan ajo ‘zërave antikushtetues’, lidhur me veprimet e fundit të kryeministrit.

Ajo ka thë se sa për Albin Kurtin dhe opozitën do të qëndronin në pushtet edhe 50 vjet.

“Albini e opozita duhet t’i “falënderohen” Gjykatës Speciale për dorëheqjen e Kryeministrit, sepse sa për frikën tonë ndaj rrëzimit të Qeverisë prej tyre, ne do të mund të qëndronim edhe “50 vjet””, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Ajo ka dhënë edhe një version tjetër për dorëheqjen e Haradinajt, duke përmendur edhe skenarët e ndarjes së Kosovës.

“Akti i dorëheqjes së Kryeministrit është (përveçse përgjegjësi morale për mosdorëzim të shtetit të Kosovës për eksperiment) është akt mospajtimi me skenarët e ndarjes e defunksionalizimit, dhe refuzim për me gjunjëzu Kosovën duke “kërcënuar/frikësuar” kryeministrin e vendit”, ka shkruar MEliza Haradinaj.