Haradinaj përfundon vrapimin – ndjehet i inkurajuar

Haradinaj përfundon vrapimin – ndjehet i inkurajuar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në gjysmëmartonën “Prishtina 2018”.

Pas përfundimit të maratonës, Haradinaj ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar se është inkurajuar nga pjesëmarrdja e madhe dhe organizimi i mirë i kësaj gare.

“Edhe këtë vit iu bashkova gjysmëmaratonës “Prishtina 2018”, ngjarje sportive tashmë tradicionale në Kosovë, me pjesëmarrës nga shumë vende të botës. Më inkurajon masoviteti dhe organizimi i mirë i kësaj gare me karakter ndërkombëtar, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu kryeministri i vendit ka shfrytëzuar rastin që të përgëzoj pjesëtarët me të cilët ndau shtegun e vrapimit si dhe organizatorët, policët dhe të gjithë vullnetarët. /Insajderi.com