Haradinaj përkrahë Poroshenkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Haradinaj përkrahë Poroshenkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka përkrahur presidentin aktual të Ukrainës Petro Poroshenko në zgjedhjet që do të mbahen nesër në Ukrainë.

Ukraina do të mbajë raundin e dytë të zgjedhje, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Haradinaj ka shkruar se uron mikun e tij Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së nesërme Ukraina do të mbaj raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve vota ka marrë humoristi Volodimir Selenski. Mirëpo gjithçka do të vendoset nesër. /Insajderi.com