
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot priti në takim njohës ambasadoren e re të Francës, Marie-Christine Butel.
Në këtë takim kryeministri e ka njoftuar për progresin e Kosovës, proceset aktuale politike, dhe se ai ka falënderuar shtetin francez për ndihmën që Franca i ka dhënë vendit tonë, duke thënë se është i gatshëm të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy vendeve.
“Në takim mikpritës me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Haradinaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për të përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare.