Haradinaj prezanton listën me “emrat e familjarëve të zyrtarëve të VV-së që u punësuan në institucione”

Haradinaj prezanton listën me “emrat e familjarëve të zyrtarëve të VV-së që u punësuan në institucione”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pretendon se Qeveria Kurti deri tani ka punësuar në institucione 28 familjarë të ministrave e deputetëve.

Ai në “Debat Plus” ka prezantuar listën me 17 emra që sipas tij janë familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e për të cilët thotë se janë punësuar në institucione shtetërore.

Sipas Haradinajt u punësuan këta persona:

1.Rabit Konjufca – axha i Glauk Konjufcës këshilltar politikë në Ministrinë e Mbrojtjes.

2.Fadile Dyla, mbesa e deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj është ngritur në detyrë si u.d. sekretare e MAShT-it.

3.Shkurtë Aliu, motra e deputetit të LVV-së, Luan Aliu, u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

4.Sami Uka, vëllai i deputetit të LVV-së, Fitim Uka është emëruar këshilltar i ministrit Arben Vitia.

5.Haxhi Avdyli e punësoi në Ministrinë e Shëndetësisë djalin e axhës, Emrush Avdylin.

6.Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është emëruar anëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

7.Njeriu i afërt i Besnik Bislimit, Fehim Kelmendi bëhet drejtor në Telekom.

8.Dafina Gexha Bunjaku, bashkëshortja e funksionarit të LVV-së, Fatbardh Bunjaku është emëruar zv/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë

9.Rexhep Podvorica, babai i shoferit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë është emëruar në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

10.Bordi i KRU “Prishtinës’ ka anëtarë Evetar Zeqirin, vëllai i gruas së kandidatit për deputet të LVV-së, mentor Hyseni. Vet Mentori në qeverinë e parë të Kurti ishte emëruar në krye të këtij bordi.

11 dhe 12. Nazlije Bala dhe Flamur Pireva këshilltarë politik të ministres Albulena Haxhiu. Nazlija ishte kandidate e LVV-së për deputete.

13.Aktivisti i LVV-së Flamur Arifaj, këshilltarë politik dhe zëdhënës

14.Rafet Jashari i LVV-së i emëruar drejtor i Postës. Gruan në departament të financave, kunatën në arkiv dhe nipin në prokurim.

15 dhe 16. Motra dhe vajza e axhës së Liburn Aliut punësohen nga Arben Vitia.

  1. Sot me 27 korrik nga Arben Vitia emërohen në Bordin Qendrorë për Shkollim Specialistik Driton Vela, ish kandidat i LVV-së për deputetë, vëllai i Blerim Velës dhe Arsim Kurti, vëllai i gruas së deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta.

Haradinaj ka deklaruar se s’ka asgjë personale me kryeministrin Kurtin, por është kundër “fenomeneve negative që po ndjek qeveria e tij”./Insajderi.com