Haradinaj: Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, vendimtar për lirinë tonë

Haradinaj: Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, vendimtar për lirinë tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Rezallës dhe atë në LLovcë të Gjilanit, duke thënë që familje të tëra humbën më të dashurit e tyre.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që prilli i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.

Statusi i plotë:

Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë. Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe. Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri.

Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Lavdi të rënëve për liri! Insajderi.com