Haradinaj: Prodhimi i energjisë së ripërtërishme do të bëhen realitet edhe në Kosovë

Haradinaj: Prodhimi i energjisë së ripërtërishme do të bëhen realitet edhe në Kosovë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se prodhimi i energjisë së ripërtërishme do të bëhet realitet në Kosovë, shkruan Insajderi.com

Sipas tij, Kamenica dhe Mitrovica do ta kenë të garantuar prodhimin e energjisë përmes erë, në rast se do vij prapë në krye të qeverisë.

“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës. Zotimet e mia për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme, do t’i ndaj sot bashkë me qytetarët Kamenicës dhe Vitisë”, ka shkruar Haradinaj.