Haradinaj pyetet se si ndihet që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryente Qeveria- Kjo është përgjigjja e tij

Haradinaj pyetet se si ndihet që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryente Qeveria- Kjo është përgjigjja e tij

Pak pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e dekoroi kryetarin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin, dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, doli në një konferencë për media.

Kastrati në vazhdimësi ka ndërtuar shtëpi për njerëzit në nevojë, vetëm vitin e kaluar kishte ndërtuar 120 shtëpi.

Haradinaj u pyet nga gazetarët se si po ndihej që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryente qeveria.

“Shiqoni, është komplementare kjo. Shteti dhe institucionet bëjnë shumë punë për përmirësimin e kushteve të banimit në nivel vendi. Por kjo nuk është veç banim që bën zoti Kastrati, është një humanizëm në shprehje, është një humanizëm shumë i mirëseardhur. Unë sot jam ndi i nderuar që kom mujtë me ia nderu këtë aktivitet humanitar”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dekoron humanistin Halil Kastratin