Haradinaj-Qeverisë Kurti: Mbani përgjegjësi nëse rritet çmimi i energjisë

Haradinaj-Qeverisë Kurti: Mbani përgjegjësi nëse rritet çmimi i energjisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, që ta mbajë përgjegjësi nëse rritet çmimi i energjisë eklektike, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të ketë pasoja të mëdha për humbjen e vendeve të punës dhe investitorëve të huaj.

“Qeveria e ka në kompetencë me e hartua strategjinë për energjinë dhe mban përgjegjësi në rast se rritet çmimi”.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se ata duhet të jenë të përfshirë në situatën me energjinë./Insajderi.com