Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve që kanë ndodhur në vend, janë alarm për institucionet e sigurisë, njofton Insajderi.
Sipas tij, askush nuk mund ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend.
Tutje, Haradinaj ka apeluar te institucionet kompetente që të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
“I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie”.
“Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar i pari i AAK-së në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com