Haradinaj reagon pas vdekjes së tre personave në aksidentin në Rahovec

Haradinaj reagon pas vdekjes së tre personave në aksidentin në Rahovec

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm të ndodhur në Bërnjak të Rahovecit, kurse të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë”.

“Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.