Haradinaj: Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK duhet kuptuar drejt

Haradinaj: Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK duhet kuptuar drejt

“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK duhet kuptuar drejt”.

Ka qenë reagimi i shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, të hënën.

Kurti të dielën në një konferencë për media i ka dal në mbrojtje Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët po akuzohen në Gjykatën Speciale për “krime lufte”.

Ka pasur akuza në drejtim të ish-kryeministrit, Albin Kurtit, që këtë e bërë për “poena politike”.

Por, kështu nuk mendon edhe Daut Haradinaj, njofton Insajderi.

“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Insajderi.com