Haradinaj: Regjimi serb nuk do t’i shpëtojë dënimit

Haradinaj: Regjimi serb nuk do t’i shpëtojë dënimit

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Qyshkut ku ka thënë se kjo është dëshmi e krimeve të kryera nga regjimi serb.

“Kur i shohim për së afërmi vuajtjet dhe sakrificen e popullit tonë, me theks të veçantë masakrat barbare të kryera nga pushtuesi serb mbi fshatin Qyshk, ku u vranë dhe u masakruan 53 dëshmorë e martirë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktimë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vizituar varrezat e fshatit Zahaq, në Llabjan dhe në Pavlan ku mbetën të vrarë dhjetra viktima.

“Në të njëjtën ditë në fshatin Zahaq u vranë 36 dhe u zhdukën 4, në Llabjan 14 u vranë dhe u zhduken 2 ndërsa në Pavlan u vranë plot 14 veta”

Haradinaj ka thënë se “ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Lavdi dhe respekt për këtë sakrificë që pak popuj e kanë përjetu”, ka përfunduar Haradinaj. /Insajderi.com