Haradinaj: Sa isha kryeministër evitova rrezikun e ndarjes së vendit

Haradinaj: Sa isha kryeministër evitova rrezikun e ndarjes së vendit

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen më 14 shkurt, kreu i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhëbnë disa nga arsyet se pse qytetarët duhet ta votojnë partinë që ai udhëheqë, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt, në kohën sa ishte kryeministër i vendit, ai ka evituar rrezikun e ndarjes së Kosovës si dhe ka ndërtuar “murin kinez” me Serbinë.

“Gjatë mandatit tim si kryetar i qeverisë, kam parë rrezikun se Kosova mundohej të paraqitet si e pazonja për të zgjedhur punët e saj, pa Brukselin e pa negociatat me Serbinë.

Ndërtova asokohe strategjinë time, që të pengoja qëllimin kryesor të këtij rreziku, që ishte ndarja e Kosovës. Ndërtuam murin kinez për Serbinë, respektivisht vendosëm taksën. Evituam pra, rrezikun e ndarjes së vendit dhe Kosovën e forcuam si partner serioz në rrafshin ndërkombëtar”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

Tutje, ai njoftoi se në këto zgjedhje, do të kandidojë për President të vendit, teksa përmendi edhe disa nga detyrat që AAK-ja ka në plan për t’i përfunduar.

“Qëllimi im është të përmbylli detyrat e rëndësishme që i kemi në rrugën tonë: forcimin e sektorit të sigurisë, garantimin e funksionimit të Intelegjencës, Gjyqësorit, Politikës së Jashtme e detyra të tjera, në funksion të fuqizimit të Atdheut tone”, ka shkruar tutje ai./Insajderi.com