Haradinaj: Selimi është njeri i vlerave të larta kombëtare

Haradinaj: Selimi është njeri i vlerave të larta kombëtare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur tubim elektoral në Lipjan. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fitim Selimi.

Haradinaj tha se Lipjani e ka për ndere ta ketë kryetar doktorë Fitimin, sepse sipas tij është njeri humanist, profesionist i dëshmuar, njeri i vlerave te larta kombëtare dhe intelektuale, virtyte këto te cilat e bëjnë Dr. Fitimin te jete i përkrahur nga njerëzit kudo.

Ndërkaq kandidati për kryetar të Lipjanit, Fitim Selimi tha se ndryshimi ne Kosove ka filluar me Kryeministrin Haradinaj ndërsa ky ndryshim do te vazhdoje me Lipjanin dhe AAK-ne