Haradinaj: Shpresoj që populli të vendos vet se si të udhëhiqet Kosova

Haradinaj: Shpresoj që populli të vendos vet se si të udhëhiqet Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka dëshmuar sot pjekuri të lartë politike kur deputetët votuan pro shpërndarjes së Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka potencuar se ky vendim është dëshmi e forcave politike demokratike dhe se ishte në dijeni që nga dita e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

”Me shpërndarjen e Kuvendit, dëshmi e forcave politike demokratike të qëndrueshme. Shpresoj shumë që në shenjë të kësaj pjekurie, populli ta vendos vet se si të udhëhiqet Kosova në etapat e saj të ardhshme. E kam prit që do të vijë kjo ditë, sepse ashtu janë normat ligjore kushtetuese në Kuvend. Kjo është një sukses i Kosovës, pjekuri e lartë politike. Dua të siguroj këtë, forcat politike i kanë të gjitha mundësitë për t’i ofruar një koncept zhvillimor vendit”, tha Haradinaj.

”Me konceptin 100% shtet, jemi bashkuar edhe me PSD-së, jemi të hapur edhe me Nismën edhe AKR-në. Jemi fitues si Kosovë sepse ka dërguar një sinjal të një niveli të demokracisë së avancuar me shpërbërjen e Kuvendit. Nuk jam pjesë e Qeverisë, nuk kam të drejtë të jem në sallë. Kosova ka dërguar sinjal edhe vendeve të rajonit dhe Ëashingtonit për shkallën e lartë të pjekurisë”, tha më tej Haradinaj.