“S’ka limë që e ha këtë popull”

Haradinaj: Sonte, qetash, fill – do votoja të zhbëhet kjo Gjykatë raciste

Daut Haradinaj do ta zhbënte brenda sekondash Gjykatën Speciale. Sepse “është gjykatë raciste”, ka pohuar Haradinaj. Aktakuza ndaj Thaçit ka thënë se është komplet politike dhe s’ka lidhje me drejtësi.

Haradinaj: Sonte, qetash, fill – do votoja të zhbëhet kjo Gjykatë raciste

Daut Haradinaj do ta votonte menjëherë zhbërjen e Gjykatës Speciale, nëse do të vihej në parlament një votim potencial i tij, njofton Insajderi.

Ai kështu ka deklaruar i pyetur në Klan Kosova rreth Gjykatës Speciale, derisa ka folur për aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe intervistimin e tij në Hagë.

“Sonte, qetash, fill do të votoja për ta zhbërë këtë Gjykatë raciste”, ka pohuar Haradinaj.

Ndërsa për Thaçin ka pohuar se “është president i shteti, ka qenë në krye të luftës dhe këtë nuk ia mohoj”, përkundër se “mund të mos pajtohem me politikat ditore të tij”.

Sa i përket aktakuzës ka pohuar se “shihet që ka pasur një dorë të fortë tek kjo çka ka ndodhur”.

“Deklarata është më shumë deklaratë politike. Një pjesë flet për vepra penale të mundshme, ndërsa pjesa tjetër flet për politikë në Kosovë”.

Por, megjithatë, Haradinaj ka thënë se përkundër gjykimeve të shumta dhe të padrejta ndër vite, kur vije puna tek shqiptarët “s’ka limë që e ha këtë popull”./Insajderi.com