Haradinaj sqaron para deputetëve vendimin për largimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së

Haradinaj sqaron para deputetëve vendimin për largimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë sqarime para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me aksionin e djeshëm të institucioneve të sigurisë për arrestimin e 6 shtetasve turq dhe deportimin e tyre në Turqi.

Po ashtu, Haradinaj ka dhënë shpjegime edhe për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi.

“Dje në mesditë prej mediave dhe palëve të treta kam mësuar se ka ndodhur deportimi i 6 shtetasve turq. Ka pasur raportime se ata janë në aeroport, por realisht ata në mesditë kanë qenë në Turqi”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se ky ishte një aksion i përbashkët i Intelegjencës dhe Ministrisë së Puëve të Brendshme.

“Ishte bërë kjo me kërkesë të AKI-së për revokimin e lejeve të përkohshme”, ka thënë Hardinaj, duke shtuar se AKI ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë.

“Në bazë të normave nuk ka shkelje ligjore…Por është një gabim i madh se pa hy në subtancë rreth shkallës së rrezikshmërisë, nuk janë njoftuar vendimmarësit e shtetit”, ka thënë Hardinaj.

Sipas tij, AKI e informon kryeministrin dhe presidentin e vendit. „Dihet se kryeministri informohet edhe nga sinspketori. Por ai raporton për diasa qështje të tjera”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AKI ka avancuar në luftën kundër terrorizmit e tij dhe në shumë fusha të tjera, por rasti i djeshëm sipas Haradinajt duhet të hetohet.

“Unë kam shkuar menjëherë në konsultim të presidenti i vendit dhe kam pasur konsultime edhe me kryetarin e Kuvendit dhe kam qenë i detyruar të veprojë. Mua më obligon Kushtetuta dhe kam kërkuar lirimin nga detyra të Falmur Sefajt dhe shefit të AKI-së si urdhërdhënës. Unë nuk kam qenë i nxitur paraprakisht për këto largime, as ndaj ndonjë subjekti politik. Kërkesa për largimin e tyre është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.