Haradinaj sqaron pse e do postin e Presidentit

Haradinaj sqaron pse e do postin e Presidentit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth kandidaturës së tij për postin e presidentit të Kosovës, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë Haradinaj edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj. /Insajderi.com