Haradinaj-Stublla dhe eurodeputeti Mandl flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi

Haradinaj-Stublla dhe eurodeputeti Mandl flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nisur vizitën zyrtare në Vjenë të Austrisë me takimin me eurodeputetin Lukas Mandl, njofton Insajderi.

Shefja e diplomacies kosovare i ka shprehur mirënjohje eurodeputetit Mandl për mbështetjen që i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.

“Takova sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Eurodeputetin Lukas Mandl. Shpreha mirënjohjen më të thellë për angazhimin e tij, që ka qëndruar pranë̈ Kosovës në procese të rëndësishme për vendin.”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka theksuar se me eurodeputetin austriak kanë biseduar edhe për përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Me z. Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”, është shprehur Ministrja Haradinaj.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, ministrja Haradinaj Stublla po qëndron për vizitë zyrtare në Austri ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të shtetit austriak. /Insajderi.com