Haradinaj-Stublla: Kërcënimet për ndryshimin e Kushtetutës kanë për qëllim të kthejnë idenë e korrigjimit të kufijve

Haradinaj-Stublla: Kërcënimet për ndryshimin e Kushtetutës kanë për qëllim të kthejnë idenë e korrigjimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se deklaratat e Emisarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, janë diskutime paranojake, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Haradinaj-Stublla, tha se kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e Kushtetutës, kanë për qëllim që sërish të sillet ideja e shkëmbimit të territorit dhe kufijve etnikë, por që sipas saj – një gjë e tillë s’ka për të ndodhur

“Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajmi i mirë: Të dyja do të dështojnë sërish”.

“Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë, kërkimfalja dhe drejtësia për krimet gjenocidale të Serbisë në vitet e 90’ta, kthimin e menjëhershëm dhe informatat për personat e zhdukur në varresat masive në Serbi dhe respektimin e 33 marrëveshjeve teknike me objektivin për njohje reciproke në kufijtë aktualë”, ka shkruar kryediplomatja kosovare. /Insajderi.com