Haradinaj-Stublla për ngushëllime te familja e tre kosovarëve të vdekur nga aksidenti në Gjermani

Haradinaj-Stublla për ngushëllime te familja e tre kosovarëve të vdekur nga aksidenti në Gjermani

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, për humbjen e tre anëtarëve të sajnë një aksident të ndodhur në Gjermani para dy ditëve, njofton Insajderi.

Për vizitën e saj në këtë familje, ka bërë të ditur vetë kryediplomatja kosovare me anë të një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të saj dhe në emër të Qeverisë së Kosovës për t’u qëndruar pranë familjes në përballjen me këtë tragjedi.

“Javë e trishtë për mërgatën tonë!”.

“Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Ferizaj z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Insajderi.com