Haradinaj-Stublla pranon letër urimi nga Trump dhe Pompeo

Haradinaj-Stublla pranon letër urimi nga Trump dhe Pompeo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pranuar letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ajo tha se “ishte e nderuar të pranojë urimet më të mira për këtë sezon festash”.

Haradinaj-Stublla u shpreh se populli i Kosovës është i bekuar me lidhjen që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E nderuar që marr urimet më të mira për këtë sezon festash nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Populli i Kosovës është i bekuar me lidhjen speciale me SHBA-në”.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin Amerikan me prosperitet të vazhdueshëm, shëndet të mirë dhe dashuri”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.

Ndryshe, dje edhe ushtruesja e detyrës së Presidentës të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim për festat e fundvitit nga presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump./Insajderi.com