
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas saj, po i then pikat e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova është shumë e shqetësuar me sjelljen deskrutive të Vuçiq, derisa ky i fundit është takuar me ambasadorin palestinez dhe e ka falënderuar atë për mosnjohje të Kosovës.
“Kosova i ndjek me shumë shqetësim veprimet destruktive të Aleksander Vuçiqit, duke shkelur pikën 15 të marrëveshjes në Uashington. Sot, ai falënderoi ambasadorin palestinez për “principin e mos-njohjes së Kosovë. Për fat të keq, Serbia mbetet partner i jo i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e saj në Twitter.
#Kosovo follows w/ great concern destructive actions of @avucic breaching pt15 of #WashingtonAgreement brokered by @POTUS.
Today he thanked #Palestinian Amb #Nabhan for the ‘principled stance on non-recognition of #Kosovo.”
Unfortunately, #Serbia remains an untrusted partner! pic.twitter.com/wGZOqBUQhO
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 15, 2020
Ndërkaq, në pikën e 15-të të marrëveshjes së Uashingtonit, thuhet se Serbia pajtohet që të nënshkruajë një moratorium për ndalimin e fushatës së çnjohjeve të Kosovës. /Insajderi.com