Haradinaj-Stublla siguron amerikanët: Do implementojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit

Përmes linjës telefonike, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, i ka thënë koordinatorit kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit Amerikan, Nathan Sales, se Kosova u qëndron besnike të gjitha pikave të nënshkruara me katër shtator në Uashington.

Haradinaj-Stublla siguron amerikanët: Do implementojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Nathan Sales, mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshjen e Uashingtonit, njofton Insajderi.

Ajo ka siguruar Salesin se Republika e Kosovës “është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit dhe se çmon përkushtimin e lartë të lidershipit amerikan për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje”.

Në këtë kontekst, shefja e diplomacisë kosovare e ka theksuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpallur terroriste organizatën Hezbollah.

Gjatë kësaj bisede është vlerësuar edhe kontributi që Kosova ka dhënë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në veçanti roli i shtetit tonë në koalicionin global anti-DAESH./Insajderi.com