Haradinaj ‘sulmon’ Kurtin: Është mjeshtër i mirë, nuk është ashtu siç duket

Haradinaj ‘sulmon’ Kurtin: Është mjeshtër i mirë, nuk është ashtu siç duket

Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhor, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj,  kanë folur rreth ngjarjeve të fundit.

Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka komentuar partitë politike, e në veçanti është ndalë te Vetëvendosje, madje ai ka edhe një mesazh për kreun e saj.

Ai ka filluar me vërejtje për të gjitha partitë.

“Kam disa vërejtje për të gjitha partitë politike”, ka thënë Haradinaj në Pressing në T7.

PDK’ja për Haradinajn është e paqëndrueshme.

“PDK’në e shoh të paqëndrueshme, merr vendim por nuk ështe e qëndrueshme”, është shprehur Haradinaj.

“LDK’në e shoh si jo-opertunista, ata nuk i kapin patatet e nxehta”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa për Albinin tha se ai është një makiavelist.

“Ai është një makiavelist i mirë, mjeshtër i mirë si me u paraqitë. Por nuk është ashtu si duket”, e ka komentuar Haradinaj kreun e VV’së.

Haradinaj madje ka një mesazh për Albin Kurtin.

“O Albin le taksën rahat, leje atë “më mirë reciprocitet se taksë” sepse shyqyr që e kemi taksën, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa për Nismën është i interesuar për partneritet.

“Jam i interesuar për partneritet me Nismën”, shtoi Haradinaj.