fbpx

Haradinaj takohet me ish-rektorin e UP-së për ta diskutuar Kullën e Çakorrin

Haradinaj takohet me ish-rektorin e UP-së për ta diskutuar Kullën e Çakorrin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ish-rektorin e UP-së Mujë Rugova, me të cilin ka diskutuar për ecurinë dhe finalizimin e procesit të rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit”, shkroi Haradinaj.

Kryeministri e ka mirëpritur kontributin e Rugovës në këtë çështje.

“Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”.