fbpx

Haradinaj takon ambasadorin Kosnett – tregon për çka biseduan

Haradinaj takon ambasadorin Kosnett  – tregon për çka biseduan

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Vetë Haradinaj, ka njoftuar për takimin përmes Facebook, në të cilin thotë se u bisedua për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë”.

Sipas Haradinajt, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është “e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”.