Haradinaj takon ekipin e dialogut, premton përkrahje nga Qeveria

Haradinaj takon ekipin e dialogut, premton përkrahje nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, ku është zotuar se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit.

“Me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut, takova sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, së bashku me grupin e ekspertëve të Zyrës së Kryeministrit. Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, që procesi i Dialogut ndërmjet dy shteteve të jetë transparent. U zotova se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit”, ka shkruar ai.