Shefi i sapo emëruar i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadori Tomas Szunyog, është pritur në takim nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Insajderi.
Në këtë takim, përpos njoftimit të misionit të Szunyog-it në Kosovë, u diskutua edhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe për krizën me pandeminë COVID-19 në vend.
“Ambasadorit i urova mirëseardhjen në vendin tonë dhe biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë, sfidat e rimëkëmbjes ekonomike. E sigurova Szunyog, për vendosmërinë e Kosovës në rrugën euroatlantike”, bën të ditur Haradinaj.
Nga ana tjetër, ambasadori Szunyog, sipas njoftimit të Haradinajt, ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar bashkë me institucionet e Kosovës, për të çuar përpara agjendat e integrimit, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Takim njoftues me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Ambasadorit i urova mirëseardhjen në vendin tonë dhe biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë, sfidat e rimëkëmbjes ekonomike.
E sigurova z. Szunyog, për vendosmërinë e Kosovës në rrugën euroatlantike.
Nga ana tjetër, Ambasadori Szunyog, shprehu gatishmërinë e tij për të punuar bashkë me institucionet e Kosovës, për të çuar përpara agjendat e integrimit, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. /Insajderi.com