Haradinaj: Taksa 100% ndaj produkteve serbe të mbetet derisa Serbia ta njeh Kosovën

Haradinaj: Taksa 100% ndaj produkteve serbe të mbetet derisa Serbia ta njeh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tji para deptuetëve ku po diskutohet për diplomaci, ka folur edhe për taksën ndaj produkteve serbe.

Haradinaj ka thënë se taksa e vendosur ndaj shtetit serb duhet të mbetet derisa ata ta njohin Kosovën, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në kapacitetin tonë do t’i shfrytëzojmë të drejtat që kemi, ta respektojmë vetën dhe ata të na respektojnë. Masat që janë vendosur duhet të jenë të përhershme deri në njohje, derisa Serbia të  mos na njehë.  Nuk është mirë Kosova ma me hek derisa nuk njihet pavarësia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, pa një çasje të tillë është e pamundur që të arrihet një marrëevshje ndërkombëtare.

“Pa një qasje të tillë është e pamundur me u arrit një marrëveshje ndërkomëbtare e njohjes së ndërsjellë”, deklaroi kryeministri.

Ai kërkoi nga biznesmenët që të mos rrisin çmimet. Kjo pasi sipas tij, vendimet e tilla do të sillnin shumë probleme.

“I lus afaristët që të mos i rrisin çmimet pasi do t’i sillnin probleme vetes dhe neve”, tha Haradinaj.

Heqjen e kësaj takes, e ka kërkuar mbrëmë edhe BE-ja. Por deri më tani institucionet e Kosovës janë shprehur të bindura ta zbatojnë. /Insajderi.com