Haradinaj: Taksa mbetet në fuqi, në dialog nuk do të diskutohet për kufij

Haradinaj: Taksa mbetet në fuqi, në dialog nuk do të diskutohet për kufij

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë.

Sipas tij qëllimi i vetëm është që të arrihet një kontratë mes dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Gjatë fjalimit të tij ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij karshi taksës prej 100 për qind, duke thënë se do të qëndrojë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.