Haradinaj tallet me deputetët që lëshuan seancën: Nashta s’janë mërzitë duke na pa në TV

Haradinaj tallet me deputetët që lëshuan seancën: Nashta s’janë mërzitë duke na pa në TV

Në debat për arsim në Kuvend, në fjalimin e tij i shkurtër ka qenë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai është tallur me deputetët e Kuvendit, të cilët nuk kanë qëndruar në Kuvend.

Në sallë aktualisht kanë mbetur fare pak deputetë.

“Shpresoj që s’i kemi lodh as deputetët tonë që na shohin përmes televizionit. Se nashta janë mërzit t’u na këqyr neve”, tha Haradinaj.

Tutje, ai tha se për gjendjen në arsim, ministri aktual do ta ketë përkrahjen e AAK-së.

“Ministri i Arsimit do të ketë përkrahjen tonë meqë e dimë që situata nuk është aq e mirë. Do të nxisim edhe rritjen e buxhetit, në mënyrë që të përmirësohen edhe kushtet e punës”, ka thënë tutje Haradinaj.