Haradinaj: Të pagjeturit, dhembje që vazhdon

Haradinaj: Të pagjeturit, dhembje që vazhdon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se personat e pagjetur nga lufta e fundit, janë “plagë e hapur dhe dhembje që vazhdon”.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se “ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të pareve”.

“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar ai.

Këto deklarata i pari i AAK-së i ka bërë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Kanë kaluar mbi 23 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, por janë 1600 persona fati i të cilëve nuk dihet akoma./Insajderi.com